Ashton: Mosmarrëveshjet me Ukrainën mund të zgjidhen
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar se beson se mos marrëveshjet mes Ukrainës dhe BE-së, mund të kapërcehen.Duke folur sot në Bruksel, zonja Ashton, ka theksuar se ajo ndjen se BE-ja “mund të punoj me Ukrainën për zgjidhjen” e problemeve, qoftë nëpërmjet vetë Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ose sektorit privat.Ajo, poashtu, ka theksuar se kriza nuk duhet të ketë ndikim negativ në raportet e BE-së me Rusinë, që është akuzuar se i ka bërë presion Ukrainës, që të mos e nënshkruaj Marrëveshjen e Asocimit me BE-në.Bashkimi Evropian dje ka pezulluar bisedimet me Ukrainën, për marrëveshjen madhore ekonomike dhe politike.Ndërkohë, mijëra protestues në Ukrainë edhe gjatë natës kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit Kiev.