Filipine, 22 të vdekur nga përplasja e autobusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 11:24
Rreth 22 persona kanë humbur jetën ndërsa afro 40 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një autobusi në Filipine.Autobusi i udhëtarëve ka rrëshqitur nga një pjesë e sipërme e autostradës në kryeqytetin Manila dhe ka rënë mbi një makinë që kalonte në pjesën e poshtme të rrugës.Pamjet në televizion tregonin një numër të madh viktimash pranë mbetjeve të autobusit, ndërsa afër ishin oficerët e policisë.Nuk është e qartë se cili ishte shkaku i këtij aksidenti vdekjeprurëse, por dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.