Franca, pesimiste për të ardhmen e Sirisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 14:26
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se opozita “e moderuar” e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po përballet me “vështirësi serioze” dhe se është “pessimist” për të ardhmen e Sirisë.Ai po ashtu ka thënë se dyshon se bisedimet e paqes midis qeverisë dhe opozitës siriane, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, do të sjellin përparim.Qeveria dhe opozita, së bashku me shtete rajonale dhe fuqi botërore, do të takohen në Zvicër, në javën e fundit të janarit.Franca ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të opozitës siriane dhe e ka njohur Koalicionin Kombëtar të Sirisë, organ opozitar, si përfaqësues të vetëm të popullit sirian.