Sulme në Afganistan, civilë dhe policë të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 16:00
Tetë persona kanë humbur jetën nga dy shpërthime të ndara në provincat lindore të Afganistanit.Ministria e Brendshme ka thënë se katër civilë janë vrarë kur makina e tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës në qarkun Shegal të provincës Kunar.Në provincën fqinje Nangarhar kanë humbur jetën katër policë, pasi makina e tyre po ashtu ka hasur në një pajisje shpërthyese.