Protesta masive në Kiev
Rreth 200 mijë protestues pro-evropianë u grumbulluan mbrëmë në kryeqytetin e Ukrainës kundër përpjekjeve të presidentit Viktor Yanukovych për të forcuar lidhjet me Rusinë, ndërkohë që Bashkimi Evropian njoftoi se do të pezullojë bisedimet e asocimit me Kievin.Pak minuta para tubimit, shefi i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Fuletha në Twetter se blloku prej 28 vendesh po i pezullonte bisedimet deri sa të merrte një angazhim të qartë nga presidenti Yanukovych se Ukraina do ta nënshkruajë marrëveshjen.Ai tha se argumentet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të marrëveshjes nuk bazohej në realitetin.Presidenti i Ukrainës Yanukovich pritet të shkojë të martën në Moskë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin. Protestuesit që mbushnin sheshin e Pavarësisë në Kiev shqetësohen se këto bisedime mund të çojnë në një aleancë më të ngushtë mes dy vendeve fqinje.Protestat shpërthyen muajin e kaluar pas një vendimi presidencial për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Kievi tha se do të përqendohej në përmirësimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Rusinë.Ushëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ka akuzuar Moskën për gjëndjen e tensionuar. "Fqinjët tanë rusë po ushtrojnë presion dhe presin që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Doganor, edhe pa nënshkruar marrëveshje. Rruga drejt këtij qëllimi është gjakderdhja në rrugët e Kievit” ka theksuar ai.