Sulm në Alepo, 22 të vrarë, ndër ta edhe 14 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 16:45
Aktivistët sirianë thonë se të paktën 22 persona, në mesin e tyre 14 fëmijë, janë vrarë nga një sulm i forcave qeveritare në qytetin e Alepos.Aktivistët kanë postuar pamje në internet, të cilat tregojnë makina të djegura dhe ndërtesa të shkatërruara.Televizioni shtetëror ka thënë se ushtria ka kryer operacione në Alepo duke eliminuar “grupet e armatosura terroriste”.Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin sirian, që prej muajit mars të vitit 2011.