Ukrainë, pezullohet zv/shefi i Këshillit të Sigurimit
Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç bëri një gjest pajtimi ndaj protestuesve, duke pezulluar zëvendës shefin e Këshillit të Sigurimit dhe kreun e administratës së kryeqytetit Kiev për përfshirje në shtypjen e dhunshme të policisë mbi demonstruesit muajin e kaluar.Prokurori i Përgjithshëm Viktor Pshonka njoftoi sot se dy zyrtarët si dhe ish kreu i policisë së Kievit dhe zëvendësi i tij, janë duke u hetuar për tejkalim të kompetencave.Incidenti ndodhi natën e 29 nëntorit, kur policia përdori forcën për të shpërndarë një miting pro-Bashkimit Evropian në Kiev.Protestat masive anti - qeveritare kanë përfshirë kryeqytetin për më shumë se tre javë që kur Presidenti Yanukovych vendosi të mos nënshkruajë një marrëveshje të shumëpritur tregtare me BE-në në përpjekje për të shmangur humbjen e tregtisë me Rusinë.Udhëheqësit e opozitës janë duke bërë thirrje për një protestë të re masive në Kiev nesër, ndërsa mbështetësit e zotit Janukoviç po planifikojnë një demonstratë vetëm një kilometër larg së parës.Sot, mijëra mbështetës të qeverisë u mblodhën në kryeqytet, ku kryeministri Mykola Azarov mbajti një fjalim.