Një vit nga masakra në “Sandy Hook”, Obama: Duhet të ndalojmë armët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2013, 18:16
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kujtuar përvjetorin e parë të masakrës në shkollën fillore Sandy Hook, në Njutaun të Konektikat.Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, personi i identifikuar si Adam Lanza ka vrarë 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeç, si dhe gjashtë punonjëse arsimi.Ai ka vrarë më pas veten, ndërsa para masakrës edhe nënën e tij.Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur njerëzit e rrezikshëm larg armëve.“Duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur fëmijët tanë nga e keqja”, ka thënë presidenti amerikan në adresimin e tij javor në radio.