I jepet lamtumira Nelson Mandelës

Zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.Trupi i Nelson Mandelës u kthye për herë të fundit në fshatin e të parëve të tij, ku është varrosur në kompleksin e familjes në Qunu.Mijëra vetë përshëndetën mbërritjen e arkivolit nga Mthatha në Qunu. Turma njerëzish kërcenin e këndonin në rrugë, duke pritur për orë të tëra për ceremoninë shtetërore.Kur kaloi trupi i mbështjellë nga flamuri jugafrikan, policia ndërhyri për të mos lejuar dyndjen e turmës në rrugë. Ishte hera e fundit që njerëzit shihnin udhëheqësin e dashur kombëtar.Rreth 4000 mijë persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e fundit, presidentë të Afrikës, disa kryeministra, zv.presidenti i Iranit dhe Princi i Uellsit.