Jemen, diplomati japonez qëllohet me thikë

Një diplomat japonez është plagosur me thikë nga persona të panjohur në kryeqytetin e Jemenit.Zëdhënësi i ambasadës japoneze në Sana ka thënë se diplomati është goditur disa herë dhe se është dërguar në spital për trajtim.Burimet e sigurisë në Sana thonë se sulmi ka qenë përpjekje për ta rrëmbyer diplomatin.Rrëmbimi i të huajve ndodh shpesh në Jemen dhe kryesisht bëhet nga militantët islamikë.