Venezuelë, alarm për bombë, evakuohet një aeroplan i “Air France”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 12:03
Autoritetet në Venezuelë kanë evakuuar pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Air France”, pasi janë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm me bombë.Aeroplani do të udhëtonte nga Karakasi drejt Parisit.Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Miguel Rodriguez Torres, ka thënë se shërbimet e inteligjencës franceze kanë njoftuar Venezuelën për kërcënimin.Ai ka thënë se mbi 60 teknikë dhe ekspertë do të bëjnë kontrolle në aeroplan për gjetjen e bombës.