Protesta pro qeverisë në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2013, 10:38
Mbështetësit e Partisë së Rajoneve të Ukrainës, parti në pushtet, pritet të protestojnë në mbështetje të presidentit Viktor Yanukovych, vendimi i të cilit për të mos nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian ka shkaktuar protesta masive kundër tij.Tubimi pro-qeveritar pritet të ndodhë në Sheshin e Evropës, pranë Sheshit të Pavarësisë, i cili është qendër e protestave pro-evropiane.Të premten, Yanukovych ka biseduar me udhëheqës të opozitës, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e krizës.Yanukovych ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës që qeveria të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të reja.