Seuli akuzon Phenianin:Po sundon në një “mbretëri terrori”

Koreja e Jugut ka akuzuar udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un se po sundon në një “mbretëri terrori” pasi Pheniani shkarkoi personin e dytë më të fuqishëm në vend nga detyrat e tij zyrtare.Presidentja koreano-jugore Park Geun-hye tha në një mbledhje qeverie sot se shkarkimi i Jang Song Thaekut, një i afërm i udhëheqësit Kim Jong Un, është tregues i fillimit të një vale spastrimesh që mund të dëmtojë marrëdhëniet mes Seulit dhe Phenianit. Ajo tha se një lëvizje e tillë do të ishte një mjet për të konsoliduar pushtetin e Kim Jong Unit.Agjencia Koreane qendrore e lajmeve tha dje se Jang, burri i hallës i Kim Jong Unit është shkarkuar nga të gjitha pozitat zyrtare dhe përjashtuar nga partia në pushtet. Ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë korrupsion, marrëdhënie jashtë martese dhe përdorim droge.