Protestuesit rrëzojnë “Stalinin”, Timoshenko nga burgu bën thirrje për rrëzimin e qeverisë

Protestues anti-qeveritarë kanë rrëzuar statujën e Leninit në qendër të Kievit, gjatë incidenteve të fundit të shoqëruara me protestat kundër qeverisë së Presidentit Viktor Yanukovych.Qindra mijëra vetë mbanin në duar flamuj ukrainas dhe të BE-së në sheshin Pavarësia në Kiev, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian. Në një letër lexuar nga e bija, udhëheqësja e opozitës, që po vuan dënimin me burgim, dhe ish-kryeministre Yulia Tymoshenko tha se Yanukovych ka humbur legjitimitetin si president dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.Më parë udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, tha se do të negocionte me Presidentin vetëm nëse ai emëron një qeveri të re që do të thellojë lidhjet me BE. Ndërsa tensioni po rritet, Komisioni Europian tha se shefja e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, për të paraqitur rrugëdaljen nga kriza.Këto janë protestat më të mëdha në Ukrainë, që prej "Revolucionit Portokalli" të vitit 2004. Si Rusia dhe Ukraina hodhën poshtë zërat se, gjatë takimit që u zhvillua të premten mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Viktor Janukovic, në Soçi, u diskutua që Kievi t'i bashkohej Unionit Doganor, ku bën pjesë edhe Bjellorusia me Kazakistanin.Më herët, shumë analistë spekuluan se pakti mund të arrihet në këmbim të reduktimit të çmimeve të energjisë. Ukraina varet nga importi i gazit, por gjiganti rus Gazprom, kohët e fundit është ankuar se Kievi nuk ka shlyer pagesat.