Rusia riorganizon mediat shtetërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2013, 09:03
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar mbylljen e RIA Novosti-t, agjencisë më të madhe shtetërore të lajmeve.Po ashtu do të mbyllet edhe radioja shtetërore Zëri i Rusisë.Të dyja organizatat do të shkrihen në një dhe do të quhen Rossiya Segodnya.Mbyllja thuhet të jetë pjesë e riorganizimit të aseteve të mediave shtetërore.Kreu i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei Ivanov, ka thënë se riorganizimi ka për qëllim kursimin e parave.Por, vetë RIA Novosti ka thënë se mbyllja synon forcimin e kontrollit të shtetit në sektorin e mediave.