Izrael-Jordani-Palestinë, marrëveshje për shpëtimin e Detit të Vdekur

Përfaqësues të Izraelit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje të konsideruar "historike", në përpjekje për të shpëtuar Detin e Vdekur përmes ujërave nga Deti i Kuq, njoftuan burime nga një ministri izraelite.Sipas termave të marrëveshjes, një sistem pompimi uji do të instalohet në gjirin e Aqabas, pika më veriore e Detit të Kuq, nga ku do të merret ujë për furnizimin e Detit të Vdekur.Një sasi e përcaktuar uji nga Deti i Kuq do të filtrohet për t'ju larguar kripa dhe do të dërgohet drejt Izraelit, Jordanisë dhe Territoreve Palestineze, ndërsa një pjesë tjetër do të transferohet përmes katër impianteve drejt Detit të Vdekur, që duke qenë i mbyllur dhe me një sasi tepër të lartë të përqëdnrimit të kripës në ujë, rrezikon të thahet deri në vitin 2050.