Itali, Mateo Renzi, kreu i ri i PD-së, fitoi garën me përqindje të lartë
Kryetari i bashkisë Firence, Matteo Renzi, është tani lideri i qëndrës së majtë pas një gare brenda Partisë Demokratike të Italisë.Në krye të PD-së sfida e 38-vjeçarit nuk do të jetë e lëhtë e ndërsa i duhet të drejtojë në ndarjet e thella partiake. Në garën për drejtimin e qendrës së majtë në Itali, Renzi mori 68 %, një tregues i qartë së besimi ndaj tij është i madh.Renzi tani nuk do të bashkohet me qeverinë, por ka të ngjarë të çojë PD-në në zgjedhjet e ardhshme, e të jetë një kandidat pretendet për kryeministër ."Ky është fundi i grupit të udhëheqësve të partisë, jo i të majtës", tha Renzi para mbështetësit e tij në një fjalim pas fitores."Tani është në dorën e një brezi të ri, miqtë e mi. Është radha jonë për të larguar këtë politikë të vjetër", theksoi ai.