Koalicioni në Gjermani në rrezik, drejtues të CDU kundër marrveshjes së Merkel
Në Gjermani janë ngritur shumë pikëpyetje sa i përket koalicionit qeverisës të njoftuar kohë më parë.Ndërsa kryesia e socialdemokratëve e pret me ankth miratimin nga baza e partisë të marrëveshjes së koalicionit me partinë e Kancelares Angela Merkel, tani rezistencë ka ardhur edhe nga vet kampi i Kancelares, nga sipërmarrjet e mesme dhe nga anëtarët më të rinj të partisë. Pak para kongresit të vogël të partisë CDU për marrëveshjen e koalicionit me socialdemokratët fjalën e kanë marrë shumë politikanë unionistë, të cilët kritikojnë përmbajtjen e marrëveshjes.Ata kritikojnë edhe mënyrën e veprimit të kryetares së CDU-së dhe Kancelares Angela Merkel. Krahu i ekonomisë dhe biznesit të CDU-së madje tha në gazetën "Bild"se do të votojë kundër marrëveshjes së koalicionit të gjerë.Anëtarë të kryesisë së partisë si dhe një grup politikanësh të rinj të CDU-së, kërkojnë pjesëmarrje më të gjerë të bazës së partisë. Ata janë shprehur kundër marrëveshjeve për pensionet dhe pagën minimale.CDU-ja pritet të hedhë në votë në një kongres të vogël partiak në Berlin marrëveshjen e koalicionit. Në mënyrë kritike për pjesë të marrëveshjes u shprehën në fundjavë edhe rreth 50 politikanë kryesisht të rinj kristiandemokratë