Dy të vdekur nga përplasja e trenit në Xhakarta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2013, 08:55
Një aksident hekurudhor ka lënë dy të vdekur të hënën në Indonezi.Raportet e medieve lokale thonë se treni lokal është përplasur me një kamion i cili po barte gaz të lëngët, nga i cili është shkaktuar një shpërthim i fuqishëm.Një zëdhënëse e kompanisë hekurudhore ka thënë se aksidenti i së hënës në jug të Xhakartas vra inxhinierin e trenit dhe të paktën një person tjetër.Ekipet emergjente janë ende në vendin e ngjarjes, dhe po mundohen të evakuojnë të mbijetuarit e këtij incidenti.