Hagel të hënën në Pakistan, takohet me kryeministrin Nawaz Sharif
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, planifikon të takohet me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif, dhe me liderë të tjerë, ditën e hënë, ka njoftuar sot zëdhënësi i Pentagonit, Carl Woog.Kjo do të jetë vizita e parë në katër vitet e fundit e sekretarit amerikan të mbrojtjes në Pakistan.Hagel dhe Sharif do t’i vazhdojnë “bisedimet e sinqerta dhe produktive” për partneritetin e sigurisë ndërmjet Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara, që ka filluar kur të dy zyrtarët e lartë ishin takuar në Uashington, në fillim të këtij viti, tha Woog.Sipas zëdhënësit, ata do të diskutojnë edhe për interesin e përbashkët për të ardhmen stabile të Afganistanit.Vizita e serketarit Hagel në Pakistan, po bëhet pasi ai e përfundoi qëndrimin dyditësh në Afganistan.