Vdekja e Nelson Mandelës, 80 krerë shtetesh do të jenë në varrimin e tij
Më shumë se 90 kryetarë shtetesh do të udhëtojnë drejt Afrikës së Jugut, për t'i dhënë përshëndetjen e tyre të fundit Nelson Mandelës, një prej ikonave të shekullit XX në luftën kundër racizmit.Mandela, një aktivist për të drejta të barabarta që vuajti 27 vjet heqje lirie në burg për shkak të kundërshtimit të qeverisë së dikurshme të dominuar nga të bardhët, ishte presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut dhe fitues i çmimit Nobel për paqen në vitin 1993.Mandela ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare gjatë javës së shkuar dhe ceremonitë shtetërore do të nisin të martën, duke u finalizuar me dërgimin e Mandelës në banesën e fundit, në fshatin ku edhe u lind në datën 15 Dhjetor.Presidenti amerikan Barack Obama u nis sot në mëngjes nga Uashingtoni, i shoqëruar nga Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-Presidenti George W. Bush dhe gruaja e tij Laura. Ish-Presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter po ashtu do të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore për nder të Mandelës.George H.W. Bush i vjetri është i vetmi president amerikan që është gjallë që nuk do të marrë pjesë, pasi nuk është në gjendje të bëjë udhëtime të gjata.Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, thotë se ka pasur “një interesim të pashembullt” nga udhëheqësit botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet nën masa shumë të rrepta sigurie.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka konfirmuar prezencën e tij në ceremoninë që do të zhvillohet të martën në stadiumin 90 mijë vendësh të Johannseburgut.Pavarësisht kapacitetit gjigant të impiantit sportiv të Johannseburgut, vendet në stadium pritet të jenë shumë të vështirë për t'u siguruar për miliona afrikanojugorët që vajtojnë ndarjen nga jeta të heroit të tyre kombëtar.Midis të ftuarve që kanë konfirmuar prezencën e tyre janë Princi i Uellisit, William dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon apo Presidenti i Francës, Francois Hollande, presidenti iranian Hassan Rouhani, Presidenti kubanez, Raul Castro.