Zgjedhje të reja në Tajlandë, kryeministria shpërndan parlamentin pas protestave

Pas protestave prej disa ditësh në Tajlandë, kryeministrja Yingluck Shinawatra ka shpërndarë Parlamentin. Prej javësh opozita proteston kundër qeverisë, e cila si kompromis ka propozuar zgjedhje të reja. Në një fjalim televiziv kryeministrja e Tajlandës Yingluck tha se duhet sa më shpejt që të jetë e mundur që të zhvillohen zgjedhjet e reja.Udhëheqësi i opozitës Suthep Thaugsuban më parë kishte njoftuar për zhvillimin e një protestw masive për këtë të hënë si shansi i fundit për rrëzimin e qeverisë.Nga frika e një humbjeje në zgjedhjet e parakohshme, opozita ka kërkuar ndërkohë formimin e një qeveria kalimtare të formuar me ekspertë.Lideri i opozitës Suthep ndërkohë kishte njoftuar për këtë të hënë për një marshim protestues drejt selisë së qeverisë në kryeqytetin Bangkok, të cilën do ta udhëhiqte vetë.Protestat kundër qeverisë në Tajlandë kanë nisur në fillimit të nëntorit me kërkesën e dorëheqjes së qeverisë. Shpesh këto protesta u shoqëruan në veprime të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona dhe me dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.Protestat në Tajlandë nisën pas një projektligji për amnisti të hartuar nga qeveria, i cili mes të tjerave i siguronte vëllait të kryeministres Yingluck, ish-kryeministrit Thaksin Shinaëatra rikthimin në atdhe pa rrezikuar që të arrestohej. Vëllai i saj ish-kryeministër u rrëzua nga pushteti nga një grusht shteti në vitin 2006. Në 2008-ën një gjykatë në Bangkok e dënoi atë me akuzën e korrupsionit.