Karzai viziton Iranin, ndërsa Hagel po qëndron në Afganistan
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot ka udhëtuar për në Iran, ndërsa sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, gjendet në Afganistan për vizitë dyditore.Mediat e Iranit raportuan se gjatë vizitës, Karzai do të takohet me zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe presidentin, Hassan Rohani.Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dje arriti në Afganistan, për t’i vizutar trupat e Shteteve të Bashkuara, dhe për takime me zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s.Ka mosmarrëveshje në rritje ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit lidhur me Marrëveshjen Bilaterale për Siguri, me të cilën parashikohet mbetja e disa forcave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.Sekretari Hagel tha dje se ai nuk ka plan të takohet me Karzain, duke theksuar se tashmë Kabuli është i vetëdijshëm për pozicionin e Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë marrëveshje.Fillimisht, Karzai e kishte mbështetur marrëveshjen, por pastaj ka refuzuar ta nënshkruaj atë.Zyrtarë të Iranit kanë thënë se kjo marrëveshje ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara do ta destabilizonte rajonin.