Moskë, Elton John këndon për homoseksualin e vrarë

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ia ka dedikuar koncertin e tij të mbrëmshën në Moskë, personit 23 vjeçar, Vladislav Tornovoi, i cili ishte rrahur për vdekje në muajin maj në Volgograd të Rusisë, për shkak se ishte homoseksual.Elton John tha se ai e kishte shqyrtuar mundësinë që të mos mbajë kurrfarë koncerti në Rusi, pasi është miratuar legjislacioni që e ndalon përhapjen e informacioneve për hokoseksualitet te të rinjtë.Miratimi i këtij legjislacioni, nga grupet homofobike ruse, është parë si leje për t’i sulmuar pjesëtarët e komunitetit homoseksual.Elton John i tha audiencës së mbledhur në koncertin e tij në Moskë, se disa nga miqtë e tij kishin provuar ta bindnin që të mos mbajë koncert në Rusi, por ai vendosi që të paraqitet në Moskë, meqë njerëzit ishin në pritje të këngëve të tij.Ai, poashtu, i bëri thirrje masës që t’i shmanget diskriminimit.