Dhjetë ditë nderime për Mandelën, më 15 dhjetor funerali shtetëror

E gjithë bota përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Nelson Mandelës. Në Afrikën e Jugut do të udhëtojnë thuajse të gjithë liderët e botës: duke nisur nga presidenti amerikan, Barack Obama, te Mbretëresha Elizabeth, më pas me Dalai Lama, lideri i U2, Bono Vox, Naomi Campbell, si dhe autoritetet më të larta europiane e aziatike.Por, mbi të gjithë, do të jetë Afrika e tij, ajo që do t’i japë përshëndetjen e fundit, që rrallëherë është kaq e thellë. Më 10 dhjetor përkujtimi solemn në stadiumin e Johannesburgut, ndërsa më 15 dhjetor mbahet funerali shtetëror.Dhjetë ditë nderime - Ceremonia e datës 10, që do të mbahet nga presidenti Jacob Zuma, do të transmetohet dhe ritransmetohet në të gjithë vendin përmes ekraneve gjigante. Më pas, trupi i pajetë do të ekspozohet nga 11-13 dhjetor te Ndërtesa e Bashkimit, selia e qeverisë së Pretorias. Fluksi, ashtu siç mund të pritet, do të jetë i jashtëzakonshëm. Më 15 dhjetor, varrimi do të bëhet në Qunu, fshatin e dashur të lindjes dhe ku gjithmonë e kishte thënë se do të donte të prehej: shtëpia e fundit e tij do të bëhet një mauzoleum.Nderimet e gjithë botës - Për babanë e luftës kundër Aparteidit janë ulur në gjysmështizë flamujt e institucioneve europiane, që përkujtojnë kështu vitin 1988, kur atij iu dha çmimi Sacharov i Parlamentit Europian, për lirinë e mendimit, e që u tërhoq vetëm pas lirisë, në fund të 27 viteve të burgimit të tij. Në gjysmështizë janë edhe flamujt amerikanë, të Pallatit të Qelqtë të Kombeve të Bashkuara, të dhjetra vendeve në botë, në një “përqafim” në shenjë mirënjohjeje unanime, e vështirë për t’u ripërsëritur. Kulla Eiffel në Paris u ndriçua me ngjyrat e Afrikës së Jugut.