Ellie Goulding së fundmi ka dhënë një intervistë për numrin e ri të revistës Comsopolitan
Krijuesja e hitit "Burn" këngëtarja Ellie Goulding së fundmi ka dhënë një intervistë për numrin e ri të revistës Comsopolitan ku është treguar shumë e hapur me të gjithë lexuesit dhe ka dhënë cdo detaj të mundshëm të jetës së saj, problemeve të dikurshme me anoreksinë, romancat , miqtë e shumë të tjera. Ellie tha se në të kalaurën ajo vuante nga anoreksia dhe ishte një ndër femrat e shumta që i ushtronte vetes shumë presion.
Ajo u shpreh se për një kohë të gjatë e kishte bindur veten se kishte kilogramë të tepër . Ellie rrëfeu :"E kasha bindur veten se unë isha e shëndoshë. Nuk më pëlqente paraqitja ime dhe kasha një hundë të madhe. Por më në fund jam fokusuar atje ku duhet dhe ndjej se ndryshimet që po bëj , po i bëj vetëm për veten time , e askënd tjetër. " Më pas bukuroshja britanike pranoi se ju nënshtrua disa terapive për të cilat shprehet se i kanë shpëtuar jetën. Këngëtarja pranoi se sjellja e saj ka ndryshuar, dhe jo vetëm që ndihet e kënaaqur me paraqitjen që ka por dhe e vlerëson veten.Më pas ajo u përqëndrua dhe në rolin tjetër si neje tekstshkruajtëse , duke pranuar se për të shkruar këngën `Anything Can Happen` u frymëzua nga romanca e saj e dikurshme . "Unë ndava një marrëdhënie 2 vjecare me Grag James , ai ishte një person i adhurueshëm dhë ende vazhdon që të jetë por gjithcka mes nesh përfundoi pa pritur. Për një kohë te gjatë mendova se nuk do të krijoja asnjë romancë , kur papritur në jetën time u shfaq producenti Skrillex." : tha ajo. Këngëtarja gjithashtu përmendi miqtë e saj të ngushtë si Rita Ora, modelja bukuroshe Cara Delevingne dhe Taylor Swift. Për këtë të fundit ajo u shpjegoi se ngjante shumë me të pasi të dyja frymëzoheshin nga romancat e tyre të dikurshme për të shkuar tekste.