Shtyhen xhirimet e "Fast & Furious 7"

Producentët e "Fast & Furious" kanë shtyrë xhirimet e vazhdimit të shtatë të këtij filmi pas vdekjes tragjike të aktorit Paul Walker.Ylli amerikan e ka luajtur rolin e Brian O'Connor në pjesët e deritanishme të këtij filmi dhe ishte njëherësh duke përsëritur rolin në vazhdimin e radhës.Ekipi i aktorëve është dashur që të hënën të kthehej në punë, pas festës së falënderimeve, mirëpo xhirimet janë shtyrë.Regjisori James Wan dhe zyrtarë të kompanisë Universal, kanë thënë se do të ketë ndryshime në skenar për shkak të mungesës së njërit prej yjeve kryesore.Pjesa më e madhe e "Fast & Furious 7" është xhiruar, ndërsa Walker dhe pjesa tjetër e stafit në muajin janar është dashur të udhëtonin në Abu Dhabi, ku do të xhiroheshin skenat tjera.