Ed Sheeran feston Falenderimet me Jennifer Aniston
Ai është një tekstshkruajtës dhe njëkohësisht një këngëtar britanik, i cili çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për Ed Sheeran, i cili fillimisht arriti të surprizonte të gjithë fansat e tij me praninë e Taylor Swift në një koncert ku këngëtari ishte i ftuar.
Pasi performoi për disa minuta ai lajmëroi të gjithë mbështetësit e pranishëm se me të do të bashkohej në skenë një ndër miket e tij më të mira. Pas atij koncerti, i cili rezultoi i suksesshëm, dy këngëtarët e njohur ndanë dhe nje fotografi së bashku, e cila nis të bënte xhiron e bootës nëpër portale të ndryshme të internetit dhe rrjetet sociale.Më pas Ed nisi të tregonte mbështetjen e tij ndaj mikes dhe aktores së famshme Courtney Cox. Kjo e fudit ishte nominuar për Pdeople`s Choice Award. Kengëtari pasi postoi nje fotografi së bashku me të në instagram shkroi:
"Mikja ime Courtney ështe nominuar për çmimin People`s Beach Award, ajo asnjëherë nuk ka fituar më parë dhe më lejon mua të jetoj në shtëpinë e saj në bregdet. Kështu që si thoni sikur të gjithë të votojmë për të ?!"Dhe tani këngëtari u shfaq me nje tjetër aktore, yllin e filmit `We Re The MIllers` Jennifer Aniston. Ata kanë festuar ditën e Falenderimeve nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por jo vetëm. Së bashku me ta ishte dhe menaxherja, por njëkohësisht mikja e ngushtë Alën Keshishian.
Duke dashur ta ndanin momentet e tyre më të bukura nën shoqërinë e fansave dhe adhuruesve të tyre, e postuan këtë fotografi në Instagram. Ende nuk dihet sesi ka nisur miqësia e dy artistëve, ose nga janë njohur por diçka është e sigurt, se ata kaluan nje mbrëmje të mrekullueshme së bashku.