Ish ylli i Disneyt Amanda Bynes më në fund ka lënë qendrën e rehabilitimit

Ish ylli i Disneyt Amanda Bynes më në fund ka lënë qendrën e rehabilitimit dhe këtë e ka pohuar në burim i afërt me familjen e saj. Aktorja vuajti për një kohë të gjatë nga skizofrenia dhe simptoma të tjera. Ajo bëri neje sërë gjestesh të cilat detyruan gjykatën që ta detyronte të kurohej. Amanda vuri flakën në shtëpinë e një fqinji , nisi të ofendonte të gjithë artistët si Drake, Justin Bieber e shumë të tjera.Pasi u shtrua në spitalin spikiatrik dhe pasi kaloi disa javë , aktorja e shoqëruar nga babai dhe nëna e saj Lynn u zhvendos për në qendrën e rehabilitimit ku mori të gjithë ndihmën e nevojshme. Pasi reagoi shumë mirë kunddrejt medikamenteve përkatëse , mjekët e mjekonin 2 herë në javë dhe ajo arriti t`i kalonte të gjitha këto me sukses. Ata e lejuan gjatë muajve të verës që të qëndronte për disa orë në bregdet, të ushqehej në ambjente publike si McDonald, apo ndonjë restonant dhe ajo reagoi në mënyrën më të mrië të mundshme. Sigurisht gjatë gjithë kohës ylli i filmit 'She`s The Man' ishte e shoqëruar nga një person i posacëm.Përfaqësuesi i familjes së tyre ka pranuar për revistën People :"Amanda dhe familja e saj do të dëshironin që të falenderonin të gjithë ata persona të cilët e mbështetën Amandën dhe uruan që ajo të shërohej sa më shpejt. Amada po reagon cdo ditë e më mirë. Madje sapo ajo të jetë në gjendje akoma dhe më të mirë mendore do të nis të dizenjojë veshje sepse kjo ka qenë dëshira e saj. Ajo është duke planifikuar të jetë pjesë e industrisë së modës me linjën e saj të veshjeve."