Beyonce bënë spektakël në Vancouver
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2013, 15:08
Diva e muzikës, Beyonce ka dhuruar spektakël, në koncertin e saj të fundit në Vancouver të Kanadasë. Krahas hiteve që i këndoi, këngëtarja amerikane i ‘çmendi’ fansat me kërcimet e saj provokuese.
Beyonce ka qenë protagoniste në Vancouver të Kanadasë, në koncertin që mbajti, në kuadër të turneut ‘Mrs. Carter World Tour’. Këngëtarja amerikane e ka ndezur atmosferën në Rogers Arena, në udhëtimin e saj të fundit në Amerikën Veriore.
Beyonce, ka pasur një performancë të jashtëzakonshme, me një koreografi mbresëlënëse.
Sigurisht, ajo diti të ‘çmend’ meshkujt me shkundjen’ e shpeshtë të prapanicës, që e bëri edhe më madhështor koncertin e saj. Zonja Knowles Carter (mbiemri i saj dhe i bashkëshortit Jay Z) ishte me të vërtet e hatashme.



