20-vjeçari kryen vetëvrasje online
Një i ri ka shokuar Amerikën e Veriut pasi tentoi të vriste veten duke i vënë zjarrin dhomës së tij në praninë e 200 personave që e ndiqnin online këtë iniciativë.
20-vjeçari kanadez që e identifikoi veten me emrin Stephen lajmëroi se kishte ndërmend të vetëvritej dhe ta shfaqte këtë skenë në kohë reale nëpërmjet internetit.
Të habit fakti që 200 persona u treguan të interesuar dhe madje i shkruanin mesazhe motivuese që ta çonte deri në fund këtë akt. Të shtunën, pasi gjithçka ishte gati, Stephen piu një grusht ilaçe të shoqëruara me vodka e më pas ndezi zjarrin në një cep të dhomës.
Kur zjarri po pushtonte dhomën, i riu u fut poshtë shtratit dhe shkruajti se po vdiste.
Videoja tregon zjarrfikësit që nxjerrin djalin nga dhoma, por nuk dihet nëse 20-vjeçari ka shpëtuar apo jo nga plagët e marra.