Një qytet i vërtetë lundrues

Një kompani ndërtimi me bazë në Florida ka projektuar një qytet të vërtetë lundrues të quajtur ‘Anija e Lirisë’. Anija-qytet, që do të jetë rreth një milje e gjatë, do të ketë 25 kate ku mund të banojnë 50 mijë banorë.Projekti i kompanisë me qendër në Florida, “Freedom Ship”, pritet të jetë i pajisur me absolutisht gjithçka ofron një qytet si shkolla, spitale, galeri arti, dyqane, parqe, një akuarium, kazino si dhe një aeroport në pjesën e sipërme të tij.qyteti 1Por për të ndërtuar këtë qytet gjigant lundrues, i cili për shkak të përmasave dhe peshës së tij prej 2,7 milionë tonësh, nuk do të mundet dot ndonjëherë të ankorohet në ndonjë port, do të nevojiten 10 miliardë dollarë investim.qyteti 2Superqyteti do të qëndrojë gjithmonë në det të hapur dhe do të bëjë një xhiro të plotë rreth botës 2 herë në vit.