Chloe Moretz vjen ndryshe për publikun

Chloe Moretz e di shumë mirë që roli i protagonistes kryesore në filmin ‘Carrie’ (një “remake” i filmit të vitit 1976) mund t’i ndryshojë tërësisht karrierën.Në deklarata për ‘Daily Mail’, aktorja e re theksoi se e pranoi këtë rol pasi ishte e bindur që mund ta përballonte.“E dija që mund t’ia dilja mbanë. Publiku nuk më ka parë kurrë më parë në një rol të tillë, është mësuar me mua si një luftëtare e egër nga filmat Kick Ass”, shprehet Chloe.Aktorja Julianne Moore dhe regjisorja Kimberly Pierce e kanë ndihmuar shumë 15-vjeçaren të futet në personazhin e mbretëreshës së përgjakur të mbrëmjes së maturës, personazh i krijuar nga shkrimtari i horrorit Stephen King.52-vjeçarja Julianne Moore tha për Chloe: “Ka qenë një partnere shumë e mirë. Është një vajzë e dashur dhe vetëm 15 vjeç, kështu që e ndjeja për detyrë të kujdesesha për të. U mahnita nga talenti i saj.”