Mariah Carey “ndez” pemën e Krishtlindjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2013, 14:37
Mariah Carey mahniti pjesëmarrësit në festën e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve në Nju Jork.
Këngëtarja 43-vjeçare me dy performanca të veçanta në skenë u shfaq me dy fustane të ndryshëm, por pa hequr dorë nga stili.
Fillimisht Mariah doli në skenë me një fustan të kuq të kombinuar mirë me aksesorët e tjerë dhe më pas me një fustan të bardhë.
Gjatë performancës së saj ajo këndoi edhe “All I Want for Christmas is You” dhe në skenë shoqërohej nga një grup të rinjsh të përshtatur për atmosferën festive.


