Spoti më i frikshëm që mund të keni parë ndonjëherë- Video
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2013, 15:00
Kompani të ndryshme shpenzojnë goxha para për të realizuar spote publicitare për produktet e tyre por disa e teprojnë.Një kompani japoneze e prodhimit të gomave e teproi duke kaluar në ekstrem. Me anë të një spoti prej 40 sekondash, kompania japoneze kërkon të tregojë se sa funksionale janë gomat e saj, edhe kur kushtet e rrugës janë të paparashikueshme.Si shembull është zgjedhur një natë me dëborë...dhe një fantazmë që mban në duar të shkruajtur me gërma japoneze emrin dhe sloganin e kompanisë. Pamjet janë tronditëse, ndaj për këtë edhe vetë kompania paralajmëron në fillim të spotit.