Mary Blige do martohej me Michael Jackson, por...

Në vitet '80, Mary J. Blige ishte një nga fansat e shumtë të Michael Jackson. Ishin kohët e hiteve si "Thriller" dhe "Bad", që shitën miliona kopje.Në këtë dekadë, "Jacko" fitoi edhe titullin e "Mbretit të Pop"-it. Blige kishte shprehur disa herë admirimin ndaj Michael, por vetëm tani ka gjetur kurajën e nevojshme për të pohuar se prapa vlerësimit për "pop-star"-in, fshihej një ndjenjë e thellë."Isha e dashuruar çmendurisht pas Michael Jackson. Madje isha e bindur se një ditë do të martohesha me të" ka theksuar ajo.Por ja që si ajo, edhe shumë adoleshente të tjera shpresonin të zgjidheshin nga Jackson. Pjesa tjetër është thjesht histori, sepse ai realisht u martua vetëm dy herë: fillimisht me të bijën e Elvis Prestley, Lisa Marie, ndërsa pastaj me asistenten e dermatologut të tij, infermieren Debbie Rowe. Megjithëse thashtheme të shumta në media kanë folur edhe për lidhje të tjera të fshehta të "mbretit të pop"-it