Sulmi me acid, shpallet fajtor balerini i Bolshoi

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor balerinin e teatrit Bolshoi, Pavel Dmitrichenko, për organizimin e sulmit me acid ndaj drejtorit artistik të kompanisë.Dy të pandehur të tjerë që gjykoheshin bashkë me të janë shpallur gjithashtu fajtorë për pjesëmarrje në organizimin e sulmit.Drejtorit artistik të teatrit Bolshoi, Sergei Filin iu hodh acid sulfurik në fytyrë teksa dilte nga shtëpia e tij në Moskë, në janar, duke i dëmtuar rëndë shikimin.Dmitrichenko pranoi se donte që Filin të lëndohej, por mohoi se kishte dashur që atij t’i hidhej acid në fytyrë.Filin iu nënshtrua mbi 20 operacioneve për të shpëtuar shikimin e tij. Pas mjekimit në Gjermani ai u kthye në Moskë. Duke mbajtur syze të zeza, ai dëshmoi në gjykatë.Që prej incidentit të 17 janarit, teatri Bolshoi ka pësuar një sërë ndryshimesh, me caktimin e drejtorit të ri Vladimir Urin, i cili tha për BBC se kompania ka përpara sfida të vështira.