Vazhdojnë protestat në Ukrainë

Mijëra ukrainas duke sfiduar temperaturat e ulëta, janë mbledhur jashtë Parlamentit në Kiev e ndërsa  opozita po përgatitet të mbajë një votë mosbesimi ndaj qeverisë.Analistët thonë se opozita nuk ka gjasa të fitojë, por ky do të jetë një presionin i madh mbi qeverinë. Protestat masive u nxitën nga vendimi i qeverisë për të mos e nënshkruar një marrëveshje asocimi me BE javën e kaluar.Kryeministri  Mykola Azarov  tha se të gjithashenjat tregojnë se po ndërtohet një grushti shteti. Ai tha se qeveria ishte në dijeni të planeve për të zaptuar godinën e Parlamentit.Demonstruesit janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Azarov dhe presidentit Viktor Janukoviç , dhe kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme.Në një zhvillim tjetër, të hënën Janukoviç i kërkoi Komisionit Europian për të lejuar atë për të dërguar një delegacion për bisedime mbi " disa aspekte " të marrëveshjes së asociimit BE- së .Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso u pajtua me kërkesën, por theksoi se Komisioni ishte i gatshëm për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve tashmë të siguaar, por jo për të rihapur çdo lloj të negociate.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se dhuna nga autoritetet ukrainase kundër protestuesve në Kiev është e papranueshme. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk i konsiderojnë protestat paqësore një përpjekje grusht shteti.Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun u bëri thirrje të gjitha palëve në Ukrainë të tregojnë përmbajtje, të shmangin dhunën dhe të fillojnë një dialog të mirëfilltë. Presidenti rus Vladimir Putin, përkrahësi kryesor i zotit Yanukovych, tha se protestat në Ukrainë duken më shumë si përpjekje e dhunshme për shkatërrim sesa një revolucion.Protestat u intensifikuan që nga 21 nëntori, kur presidenti ukrainas hoqi dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian, duke thënë se vendi ka nevojë për të vazhduar lidhjet e ngushta me Rusinë.