Itali, zjarr në një fabrikë veshjesh, 7 të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur rëndë, pas një  zjarri që përfshiu një fabrikë kineze veshjesh në qytetin italian Prato.Zjarri shpërtheu në një papafingo, ku 11 njerëz ishin duke fjetur, duke shkaktuar rrëzimin e një pjese të çatisë thanë zyrtarët .Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.Prato, në Toskanë, është kthyer në një qendër për fabrikat kineze që drejtojnë prodhimin e rrobave me kosto të ulët.Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet, korrespondentët thonë se ka nxitur pyetje rreth kushteve brenda punëtorive kineze në Prato, një qytet satelit i Firences.Guvernatori Toscana-s, Enrico Rossi, bëri thirrje për koordinim më të madh mes Italisë dhe Kinës në mijëra biznese dhe mbikëqyrje më të mirë të ndërtesave.Ai tha se disa fabrika veshjesh kishin lidhje me krimin e organizuar kinez.