Biden: Të shqetësuar për zonën e Kinës

Shtetet e Bashkuara mbeten “thellësisht të shqetësuara” në lidhje me zonën e re të identifikimit ajror (ADIZ), ka thënë zv/presidenti amerikan, Joe Biden i cili ka nisur një tur në Azinë Lindore.Biden mbërriti në Tokio në orët e vona të së hënës, teksa më pas do të shkojë edhe në Pekin dhe Seul, gjatë vizitës së tij 6-ditore.Zona e re ajrore e vendosur nga Kina pritet të dominojë të gjithë javën e bisedimeve.Si SHBA-të edhe Japonia kanë shprehur kritika të forta për vendosjen e ADIZ-it nga Kina, që përfshin edhe ishujt e pretenduara dhe të kontrolluara prej Japonisë. ADIZ përfshin gjithashtu edhe një shkëmb nënujor, të pretenduar nga Korea e Jugut.Kina njoftoi se të gjithë avionët që do të operojmë në zonën e saj ADIZ, duhet të ndjekin rregulla të veçanta, si dhënia e planeve të fluturimit, në të kundërt do të përballeshin me “masa emergjente mbrojtëse”.Avionë të SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë sfiduar këto rregulla, ndërsa linjat ajrore komerciale të Japonisë kanë pranuar një kërkesë të qeverisë për të mos i respektuar ato.Të premten, Kina ngriti në fluturim avionë luftarakë për të monitoruar aeroplanët amerikanë dhe japonezë që fluturonin në zonë.