Aktivistet e Femen-it urinojnë mbi fotot e Yanukovychit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 19:00
Gra gjysmë të zhveshura nga lëvizja feministe Femen kanë urinuar mbi fotografitë e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, në Paris.Aksioni i tyre në kundërshtim të vendimit të Yanukovychit për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian, është zhvilluar para ambasadës ukrainase në kryeqytetin e Francës.Inna Shevchenko, kryetare e lëvizjes Femen në Francë, ka thënë: “Kemi ardhur për t’i thënë Evropës se ne kemi nevojë për ndihmë”. Femen është grup ukrainas, anëtaret e të cilit kanë tërhequr vëmendjen në gjithë botën me protestat gjysmë të zhveshura.