Shkarkohet njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Koresë së Veriut

Shkarkohet nga detyra zëvendës shefi i ushtrisë së Koresë së Veriut Chang Song-Thaek.Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti prestigjoz BBC i cili thekson se dy ndihmës të afërt të tij janë ekzekutuar për korrupsion.Sipas BBC, nëse konfirmohet një lëvizje e tillë, ky do jetë zhvillimi më i rëndësishëm në Korenë e Veriut që kur Kim Jong-un mori pushtetin pas vdekjes së babait Kim Jong-il në vitin 2011.Chang, që është i martuar me motrën e Kim Jong- il, shihej nga disa analistë si fuqia e vërtetë pas fronit, me ndikim shumë të madh tek lideri i ri.