OKB akuzon Assad-in: Ka kryer krime të rënda kundër njerëzimit
Organizata e Kombeve të Bashkuara akuzon për herë të parë zyrtarisht Presidentin sirian Bashar al Assad për krime serioze kundër njerëzimit në Siri.Me anë të një deklarate, shefja për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilloy, u shpreh se një hetim i gjatë ka nxjerrë prova bindëse se krerët e shtetit sirian, përfshirë Presidentin e vendit, akuzohen për shumë krime, për krime të rënda lufte kundër njerëzimit.Komisionerja Navi Pillay deklaroi se hetimet ka dhënë prova që krimet e luftës janë të autorizuar në Siri në "nivelin më të lartë", nga presidenti Bashar al-Asad.Ajo gjithashtu shtoi se ka një listë me emra te tjerë të akuzuar për viktimat në Siri. Lufta civile gati 3 vjeçare në Siri ka shkaktuar deri tani më shumë se 100.000 viktima në vend dhe miliona të larguar nga vendi.Forcat e regjimit sirian akuzohen për vrasje masive të protestuesve kundër Assad, vrasje të fëmijëve me snajpera, përdhunime dhe tortura ndaj femrave siriane.Kjo është hera e parë që ndërkombëtarët akuzojnë Assad për krime lufte, një President i akuzuar për diktaturë dhe krime të rënda dhe i mbështetur gjithmonë nga Rusia zyrtare.