Klitschko: Në Kiev po vendoset e ardhmja

Qindra protestues kanë ngritur kampin e tyre në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në përgatitje për demonstrata të reja që kërkojnë dorëheqjen e presidenti Viktor Janukoviç. Qindra njerëz e kaluan natën në Sheshin e Pavarësisë, ndërsa aktivistë të tjerë janë rrethuar brenda bashkisë.Trazirat u nxitën ditë më parë pas refuzimit të presidentit Yanukovych për të nënshkruar një marrëveshje tregëtare me BE-në.Dhjetëra të plagosur u regjistruan e ndërsa demostruesit e zemëruar iu drejtuan zyrave të  presidentit   gjatë orëve të natës. Policia u kundërpërgjigj me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.Forcat e Ministrisë së Brendshme dhe policia speciale u përpoqën të ndalnin protestuesit, të cilët përdorën edhe ekskavatorët në përpjekje për të thyer kordonët e policisë në zemër të tyre.Udhëheqësit e opozitës kanë bërë thirrje për një grevë kombëtare dhe protesta në rrugë për të kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen. Udhëheqësi i partisë opozitare Atdheut , Arseny Yatsenyuk tha se do të zhvillonte një takim të hënën me kabinetin qeveritar e ndërsa njoftoi se një mocion mosbesimi është  paraqitur në Parlament.Kampioni i boksit në kategorinë e rëndë dhe lideri i partisë opozitare Udar  Vitali Klitschko, ka kërkuar nga ukrainasit  që të udhëtojnë drejt Kievit, ku  sipas tij "po vendoset e ardhmja" e këtij vendi.