Papa takon Netanyahun, apelon për paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2013, 11:14
Papa Françesku ka pritur të hënën në Vatikan kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa ka bërë thirrje për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme.Vatikani ka thënë se bisedimet janë fokusuar në “situatën komplekse politike dhe sociale në Lindjen e Mesme, e në veçanti në rifillimin e negociatave izraelito-palestineze”.Netanyahu po ashtu ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë për një marrëveshje bërthamore me Iranin.Ai ka ftuar Papën në Izrael, por nuk është caktuar ndonjë datë e saktë e vizitës.Izraeli dhe Vatikani kanë krijuar marrëdhënie të plota diplomatike në vitin 1993.Netanyahu në Romë ka takuar edhe homologun e tij italian, Enrico Letta.