Protestat në Ukrainë,Rasmussen: Populli ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kërkuar përmbajtje në Ukrainë, pas rritjes së tensioneve, por e ka mbështetur të drejtën e popullit për ta shprehur qëndrimin e vet.Duke iu referuar protestave pro përafrimit të Ukrainës me Bashkimin Europian, Rasmusen tha se  “është e drejtë e popullit, që të shprehë pikëpamjen e tij në mënyrë demokratike”.Rasmussen ka kërkuar përmbajtje  dhe mos përdorimin e forcës ndërsa shtoi se NATO-ja respekton “të gjithë qytetarët dhe idealet demokratike të popullit në Ukrainë”.