Tajlandë, polica heq barrikadat
Protestuesit në Tajlandë arritën të futen në selinë qëndrore të qeverisë pasi policia hoqi barrikadat jashtë Shtëpisë së Qeverisë dhe zyrave të policisë.Situata në kryeqytetin Bangkok u shfaq e qetë pas lëvizjes së policisë, që sipas zyrtarëve synonte shmangien e konfrontimeve të mëtejshme. Lëvizja erdhi pas përleshjeve të verifikuara gjatë fundjavës dhe të hënës, ku bomba gazi dhe plumba gome u përdorën. Kryeministrja tajlandeze deri tani ka refuzuar kërkesat e protestuesve për të dhënë dorëheqjen.Yingluck Shinawatra deklaroi se është e hapur për negociata, por thirrjet për zëvendësimin e kabinetit të saj nga një këshill i zgjedhur i cilësoi si ilegale dhe jokushtetuese. Protestat, që nisën më 24 nëntor, fillimisht ishin të qeta, deri kur të shtunën shpërtheu dhuna. Gjatë fundjavës dhe së hënës demonstruesit u përpoqën të prishnin barrikadat e policisë dhe të hynin në zyrën e kryeministres, por u zmbrapsën nga policia që përdori gaz lotësjellës.Lideri i protestuesve, Suthep Thaugsuban deklaroi të hënën se manifestuesit do të merrnin nën kontroll Byronë e Policisë Metropolitane dhe t'ua kthenin atë popullit.Ndërsa mëngjesin e së martës, me një lëvizje surprizë, policia i hoqi barrikadat dhe telat me gjemba që ishin vendosur rreth zyrave të saj dhe njoftoi se protestuesit ishin të mirëpritur për të hyrë brenda.