Tensionet Kinë-Japoni, Ban kërkon zgjidhje konstruktive

Lideri i OKB-së, Ban Ki-moon ka bërë thirrje që Kina dhe Japonia të negociojnë rreth tensioneve territoriale, ka thënë një zëdhënës i tij.Duke mos mbajtur anë në mospajtimet mes Kinës dhe Japonisë për ishujt në Detin Lindor Kinez, Ban ka thënë se tensionet duhet të trajtohen “në mënyrë miqësore përmes dialogut dhe negociatave”, raporton AFP.Japonia dhe disa qeveri të shteteve të tjera, kanë kundërshtuar vendimin e Kinës për të shpallur zonën ajore mbi këta ishuj, zonë të mbrojtjes.