Ukrainë, përleshje polici-protestues
Përleshje të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi më shumë se 100.000 njerëz protestuan kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë një marrëveshje asocimi me BE. Forcat speciale të policisë dhe demonstruesit e zemëruar luftuan njëri-tjetrin para ndërtesave qeveritare, pasi një grup prej tyre donte të futej në zyrat qeveritare. Protesta ishte më e madhja që ka ndodhur në Ukrainë që prej Revolucionit Portokalli të vitit 2004.Mbështetësit pro BE duan që Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç të nënshkruar paktin tregtar me Bashkimin Evropian siç është rënë dakord, gjatë një samiti në Lituani. Vendimi i tij për tërheqje për shkak të presionit nga Moska u dënua gjerësisht nga figurat kryesore të opozitës të Ukrainës.Protestuesit kanë ngritur tenda në kryeqytet dhe janë shpreh se do të qëndrojnë aty deri sa të merret ky vendim. Liderët ukrainas shpallën papritur gjatë javës së kaluar se do të tërhiqeshin nga një marrëveshje me BE-në, për shkak se, siç thanë ata, vendi nuk mund të përballojë thyerjet tregtare me Rusinë.Qeveria ruse ka punuar agresivisht për të prishur marrëveshjen Ukrainë-BE, si dhe afrimin e ish-vendit sovietik në Bashkimin Doganor të dominuar nga Moska. Një nga kërkesat kyç të BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes ishte lirimi i ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko, burgosja e së cilës shihet nga Perëndimi si e politizuar.