Japonia paralajmëron Kinën
Kryeministri i Japonisë ka paralajmëruar se vendimi i Kinës për të shpallur një zonë ajrore të mbrojtjes, në Detin Lindor kinez, është tepër i rrezikshëm.Kryeministri Shinzo Abe tha se është thellësisht i shqetësuar dhe se lëvizja mund të sjellë pasoja të pamenduara. Pekini e shpalli këtë zonë, më 23 nëntor, ndërsa ajo përfshin edhe hapësirën ku ndodhen disa ishuj të cilët i kontrollon Japonia, por për të cilët përveç saj, kanë pretendime edhe Kina dhe Tajvani.Mediat shtetërore kineze e kanë quajtur reagimin e Japonisë si hipokrizi dhe paturpësi.Një ditë më parë dhe Uashingtoni reagoi për këtë veprim të Pekinit. Sekretari amerikan i Mbrotjes, Chuck Hagel tha se zona në fjalë është pjesë e një marrëveshjeje të sigurisë mes SHBA-së dhe Japonisë, dhe se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Japoninë në rast të ndonjë sulmi.Ministria kineze e Mbrojtjes deklaroi se mjetet ajrore që hyjnë në këtë zonë duhet t'i binden rregullave të saj, ndryshe do të përballen me masa mbrojtëse urgjente.Ishujt, e njohur si Senkaku nga Japonia dhe Diaoju nga Kina, janë burim tensionesh mes dy vendeve. Një zyrtar nga Pekini tha se ishte marrë kjo masë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror, për ruajtjen e sigurisë ajrore dhe tokësorë, si dhe për të vendosur rend në fluturime.